75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 02 Janar 2025 / MSH

Peja nënshkruan me brazilianin Da Silva

Klubi basketbollistik Peja ka njoftuar për transferin më të ri të merkato dimërore.

Gjiganti pejan bëri të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me brazilianin Tulio Da Silva, shkruan IndeksOnline.

Da Silva vjen te pejanët pas një eksperience në Brazil, Republikën Domenikane, Amerikë, Uruguaj, Spanjë e Hungari.

Da Silva do të luajë në pozitën e sulmuesit.

“I urojmë mirëseardhjen Tulios, dhe shpresojmë që së bashku do arrijmë gjëra të mëdha”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Ky është njoftimi i plotë:

From Brazil to Kosovo…
Braziliani Tulio Da Silva është baskebtollisti më i ri i KB Peja. Lojtari i pozitës 4, i gjatë 204cm – i bashkohet skuadrës tonë në rrugëtimin e madh të vitit 2025.
Tulio Da Silva ka zhvilluar karrierë në Brazil, Republikën Domenikane, Amerikë, Hungari, Spanjë dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Uruguaji, Trouville.
I urojmë mirëseardhjen Tulios, dhe shpresojmë që së bashku do arrijmë gjëra të mëdha.
Bem-vindo, Tulio…