Peja nis përforcimet, transferon basketbollistin francez

Klubi Basketbollistik Peja ka nisur përforcimin e skuadrës.
Kampioni i Kosovës ka transferuar basketbollistin francez, Sadio Doucoure, shkruan IndeksOnline.
Doucoure vjen nga Superliga e Francës dhe pritet të jetë ndihmë e madhe për pejanët në luftë për mbrojtjen e titullit të kampionit.
“Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve”, thuhet ndër tjera në njoftimin e klubit pejan./IndeksOnline/