75 Mall Live Search
22:50 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Peja ‘nuk e pret’ Vitin e ri për herë të tretë radhazi, Muhaxheri nuk e ka dekoruar ende qytetin

Tashmë gati të gjitha qytetet e Kosovës kanë kryer dekorimet për festat e fundvitit.

Por, jo edhe komuna e Pejës, që ende nuk ka bërë asnjë rregullim sa i përket Vitit të ri, transmeton Indeksonline.

Komuna e Pejës nuk ka ndarë buxhet për festat e fundvitit. Nuk është hera e parë që Peja nuk dekorohet për festat e fundvitit.

Në vitin 2018, qyteti i Pejës nuk ishte dekoruar fare

Kjo po ashtu kishte ndodhur edhe në vitin 2017 , ku për shkak të buxhetit nuk ishte stolisur qyteti. /Indeksonline/