75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Peja organizon ‘Final 4’ të Ligës Ballkanike

Largimi i KB Rahovecit nga Ballkan Liga ka bërë që të ndryshon formati i kësaj lige.

Tashmë, në bashkëpunim me gjitha klubet, kjo ligë ka vendosur që ‘Final 4’ i kësaj gare të mbahet në qytetin e Pejës.

“Sezoni i Ligës Ballkanike do të përfundon me një ‘Final 4’. Kampioni për vitin 2020 do të vendoset në evenimentin e top katër skuadrave të kësaj lige, i cili do të mbahet në qytetin e Pejës në Kosovë me datë 31 mars – 1 prill”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri më tani, ka mbetur të definohet pozita 3 dhe 4, e cila do të dihet me 18 mars në ndeshjen, Vllaznia e Shkodrës – Ibar Rozhaj.

Gjithashtu, në njoftim zyrtar, është cekur se BIBL do të ndjek me vëmendje gjitha zhvillimet e fundit të Koronavirusit, i cili mund ta prek edhe Kosovën.