14:24 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Peja po i mbyllë gropat, shofer i valakut është një fëmijë!

Peja e Gazmend Muhaxherit po vazhdon t’i mbyllë gropat në rrugë ku është dëmtuar asfalti. Një nga këto rrugë është edhe ajo nga Peja në Tërstenik.

Në një foto nga vendi i ngjarjes, shihet se shofer i valakut, mjetit shtypës është një fëmijë.

Pakujdesia me vendet e punës në kompanitë private, por edhe ato publike edhe dukuri e njohur në vendpunishtet në Kosovë./Indeksonline/