75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Peja shënon fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superligës së Basketbollit kosovar.

Rezultati përfundimtar në palestrën ”Karagaçi” në Pejë” ishte 101-69, shkruan IndeksOnline.

Justin Edler-Davis u dallua te Peja me 21 pikë, i ndjekur nga Arian Qallaku me 16 sosh.

Te Proton Cable Prizreni u dallua basketbollisti austriak, Ty Cockfield, me 15 pikë.

Peja renditet në vendin e dytë në tabelë me 40 pikë, ndërsa skuadra prizrenase është e parafundit me 30 pikë./IndeksOnline/