13:47 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Peja shkarkon trajnerin vetëm pas dy muajsh punë

Klubi basketbollistik Peja ka shkarkuar trajnerin Edi Dzelalija vetëm dy muaj pas emërimit në këtë post.

Bordi i klubit mori këtë vendim pasi rezultatet negative.

Peja pësoi dy humbje në dy ndeshjet e fundit kundër Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Pas xhiros së 10-të, Peja është në vendin e dytë në Superligë me 17 pikë, një më pak se Rahoveci.

/Indeksonline/