22:25 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Peja “shuan” Yllin në finale

Klubi basketbollistik Ylli ishte befasia e këndshme e këtij sezoni të Final 8, Kupës së Kosovës në basketboll, garë e cila u zhvillua në Rahovec.

Mirëpo, kjo histori nuk e pati fundin e lumtur.

Peja e “zgjoi” nga ëndrra Yllin duke e mposhtur në finale me rezultat 79:64.

Ylli tregoi se është gjallë në çerekun e tretë, por në atë të fundit Peja nuk i la asgjë fatit dhe fitoi ndeshjen, shkruan Indeksonline.

Kësisoj, Peja shpallet “mbreti” i Kupës së Kosovës në basketboll për këtë vit.

Kjo është hera e pestë që Peja e fiton Kupën e Kosovës, ndërsa herën e fundit e kishte fituar në vitin 2015.

Interesimi i tifozëve ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa atmosfera që u krijua në palestrën “Mizair Isma” ishte impozante./Indeksonline/