Peja “shuan” Yllin në Suharekë

Peja ka mposhtur Yllin me rezultat 77-84 në ndeshjen e Superligës që u zhvillua në Suharekë.
Pejanët fituan këtë ndeshje në pjesën e dytë derisa gjatë gjithë kohës nuk kishte epërsi të madhe, shkruan Indeksonline.
Ndeshja përveç lojës u shoqërua edhe me probleme në tribuna, ku në dy minutat e fundit ndeshja u ndërpre për arsye se tifozët hodhën gjëra të forta në parket.
Gjyqtari vendosi që të zbrazët salla dhe minutat e fundit u zhvilluan pa praninë e tifozëve.
Basketbollisti më i mirë në parket ishte Jonson i Pejës me 35 pikë ndërsa te Ylli shkëlqeu Valon Bunjaku me 29 pikë. /IndeksOnline/
