19:52 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / C E

Peja u kthehet fitoreve

Pas tri humbje radhazi, Peja ka shënuar fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në shtëpi me rezultat 91:75 (22:20, 19:15, 31:24, 19:16), në javën e 11-të të Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, por pranë rezultatit 14:17, vendasit hyjnë në një seri të suksesshme për 22:17, derisa çereku i parë përfundon 22:20. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 41:32, derisa pjesa e parë përfundoi 41:35.

Edhe në pjesën e dytë, kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë dhe fituan në fund 91:75.

Te Peja më i miri ishte Justin Davis me 33 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Chris Harris me 14 pikë e 11 kërcime.

Pejanët kanë tetë fitore e tri humbje, kurse therandasit gjashtë fitore e pesë humbje.