75 Mall Live Search
14:15 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / B O

Peja zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal për 4 vitet e ardhshme

Sot është mbajtur seanca solemne inauguruese e legjislaturës se re te Kuvendit te Komunës se Pejës. Në mënyrë solemne deputetët e zgjedhur e bënë betimin për mandatin e tyre katër vjeçar.

Ne vazhdim te seancës u propozua edhe zgjedhja e Kryesuesit te Kuvendit te Komunës dhe pas procedurave te votimit te fshehtë, me shumicë të votave u zgjodh Rexhep Kurtbogaj, Kryesues i Kuvendit Komunal te Pejës, për mandatin katër vjeçar.

Kryesuesi i zgjedhur, Rexhep Kurtbogaj ne fjalën e tij përshëndetëse i falënderoj deputetët për besimin e dhënë dhe premtoj zbatim te ligjit, korrektësi, paanshmëri dhe bashkëpunues me të gjithë deputetët pa dallime partiake.

Organet tjera te Kuvendit te Komunës do te zgjedhën ne seancën e radhës./Indeksonline/