Peja zyrtarizon dy blerje të mëdha, një shqiptar dhe një amerikan

KB Peja ka zyrtarizuar dy blerje të mëdha. Kampionët kanë rikthyer në skuadër Lis Shoshin pas përvojës së marrë në kampionatin izraelit. Peja ka transferuar edhe amerikanin Justin Davis.
Davis, është 24 vjeçar nga Amerika dhe sezonen e fundit ishte pjesë e Lusitania Expert në Superligen Portugeze dhe luajti një sezonë fantastike me një mesatare 15.8 pikë për ndeshje, 8.5 kërcime dhe 1.9 asiste. Përkunder lojës së tij në sulm, ai njihet edhe për kërcimet e tij dhe topave të fituar në trapez./Indeksonline/