Peja zyrtarizon rikthimin e madh në skuadër

KB Peja ka njoftuar se Larry Thomas do të rikthehet në skuadër.
Me një njoftim në faqen e klubit bëhet e ditur se Thomas do të arrijë gjatë muajit nëntor në Pejë.
“Po kthehet Kampioni n’shpi.
Çfar lajmi i bukur miq, një ditë para ndeshjes historike me Niners Chemnitz, kemi arritur të zyrtarizojmë rikthimin e Larry Thomas.
Larry do arrijë në Pejë gjatë muajit Nëntor, ndërsa ne shihemi nesër në Karagaç me fillim nga ora 19:00″ thuhet në komunikatën e KB Pejës./Indeksonline/