75 Mall Live Search
21:33 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pejanët mbështesin fuqishëm Konceptin 100 %

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Ali Berisha sot ka mbajtur një tubim elektoral në Pejë.

Ai tha se Qeveria Haradinaj i ka sjellë Pejës më shumë investime se çdo qeveri tjetër pas lufte, shkruan Indeksonline.

Image may contain: 7 people, people standing, suit and indoor

Po ashtu ka treguar se çka do të bëjë koalicioni AAK-PSD nëse vijnë në qeveri.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ali Berishës:

Të dashur qytetarë të Pejës,

Jemi në ditët e fundit të fushatës zgjedhore. Keni ndëgjuar e do të ndëgjoni premtime nga më të ndryshmet nga secila parti politike, është legjitime një gjë e tillë, por mos harroni një gjë me rëndësi, qeverisja Haradinaj për më pak se dy vite qeverisje, në Pejë solli investime më shumë se çdo qeveri tjetër e pasluftës!

Në mandatin e ri që do të legjitimohet pas zgjedhjeve të 6 qershorit e që këtij mandati do t’i prijë përsëri Kryeministri Ramush Haradinaj, Peja përsëri do ketë vëmendjen e merituar.

Zona Industriale e Pejës
Përfundimi i autostradës Kievë – Zahaq (buxheti për këtë rrugë është i siguruar në këtë vit buxhetor)
Autostrada e Dukagjinit
Stadiumi modern i qytetit
Qendra Kombëtare e Xhudos
Përkrahje e parezervë për shoqëritë Kulturo-Artistike dhe Sportin

Sot në mesin e qytetarëve nga Peja, u zotuam që këto premtime do të realizohen në mandatin e ri për Pejën.

Për Pejën Lule Dukagjini, garanci është qeveria Haradinaj dhe Aleanca.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 12 people, people smiling, crowd
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 12 people, people sitting, suit, wedding and indoor