75 Mall Live Search
20:39 / E Hënë, 12 Janar 2026 / b l

Pejanët me fat: “Comodita” e Pejës zgjeron hapësirat me produkte shtëpiake

Rrjeti lider i produkteve shtëpiake “Comodita” ka zgjeruar edhe më tej hapësirat e saj në Pejë, duke dëshmuar edhe një herë pozicionin e fortë në tregun kosovar dhe atë rajonal.

Edhe pse në qytet tashmë funksionojnë katër hapësira të “Comodita”-s, kërkesa e madhe ka bërë që pika më e madhe në Kosovë, ajo tek Fontana, të zgjerohet edhe më shumë.

Objektit ekzistues i është shtuar një kat i ri, i cili ofron një gamë të gjerë produktesh dhe laramani zgjedhjesh për konsumatorët.

Hapësira e re sjell inovacion të dukshëm, duke pasuruar ofertën me produkte nga tetë kategori të ndryshme, çka e bën “Comodita”-n një destinacion të vetëm për nevojat shtëpiake.

Dizajni modern dhe organizimi funksional u mundësojnë qytetarëve të gjejnë lehtësisht produktet që u përshtaten stilit dhe nevojave të tyre.

Kjo pikë përfaqëson dyqanin e 109-të me radhë të “Comodita”-s, përfshirë edhe ato të inauguruara në rajon. Megjithatë, zgjerimi në Pejë nuk konsiderohet fundi i investimeve, pasi ky brend vazhdon të paralajmërojë risi dhe surpriza të reja për klientët e tij.