19:58 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pejanët në hall me ujërat e zeza, kanalizimi i hyn brenda në dhomë një banori

Ka vite që lagjia “Vrana Konti”, pranë shkollës së mesme të ulët “Xhemajl Kada”, në Pejë, është lënë anash nga Komuna e qytetit në fjalë.

Banorët e kësaj lagjeje kanë problem me kanalizim i cili po iu shkakton vështërësi gjatë rreshjeve të shiut.

E, kjo si shkasë i dy kanaleve në hyrje të lagjes, t’cilat janë të stërmbushur nga mbeturinat dhe balta e cila vije nga pjesa e lagjes së sipërme, dhe bllokon rrjedhjen e ujit.

Banorët thonë se çështja e ujërave të zeza është në këtë gjendje tash e sa vite.

Sipas një banori, së fundi, bllokimi i kanalizimit i ka sjellur dëmtime materiale në dhoma të shtëpisë njërës prej banorëve të lagjes.

Edhe nxënësit të cilët kalojnë çdo ditë kësaj rrugës për të shkuar në shkollë, e kanë të vështirë nga vërshimet, e poashtu kundërmimi.

Kërkesa e banorëve për zyrtarët komunal të Pejës është që të vijnë, e t’a pastrojnë kanalizimin, dhe të instalojnë një rrjetë për ndalimin e mbeturinave./Indeksonline/