75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pejanet po shtohen, edhe dje në Pejë lindën vetëm vajza!

334 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Derisa kanë lindur 5 foshnje, dhe të gjitha janë të gjinisë femërore, përcjellë Indeksonline.

Sipas njoftimit të këtij institucioni analiza kanë kryer 262 pacientë që në total kanë kryer 3,434 analiza.

Ndërsa 8 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/