75 Mall Live Search
20:07 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Pejanët respektojnë masat e reja, mbyllen nëpër shtëpi

Edhe komuna e Pejës është njëra ndër komunat që gjendet në zonën e kuqe, që konsiderohet e rrezikshme për shpërndarjen e virusit, shkruan IndeksOnline.

Në komunat në zonë të kuqe ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe çdo aktiviteti gjatë kohës 19:00-05:00.

Në disa fotografi mund të vëreni se Policia e Kosovës ka dalë në terren për të parë sa po respektohen masat në Pejë.

Po siç shihet edhe në fotografi, pejanët pas orës 19:00 duket se janë mbyllur në shtëpitë e tyre./IndeksOnline/