75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Pejani bën gruan për spital, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/