Pejani e kërcënon ish të dashurën përmes telefonit

Rastet e kërcënimeve e kanosjeve përmes telefonit paraqiten jo rrallë në raportet policore.
Ndërsa në raportin e 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar nga Peja, pasi që ai kishte kanosur ish të dashurën e tij përmes telefonit.
Ndërsa siç bëhet e ditur i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.