75 Mall Live Search
08:27 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Burim

Pejani i dehur i bën presion bashkëshortes, lirohet me procedurë të rregullt

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësese në vendin tonë. Një i tillë ka ndodhur në rajonin e Pejës, njofton policia e Kosovësnë 24orëshin e fundit.

Pas intervistimit, sipas policisë personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, raporton IndeksOnline.

“Pejë / 05.07.2025 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti në gjendje të dehur i ka bërë presion bashkëshortes së tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/