75 Mall Live Search
11:13 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Pejani ‘koritet’ për 2 ditë, e hap kafiterinë, i kushton me burgim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes në orarin e caktuar dhe ndalesës për pune të kafe-bareve dhe restoranteve.

Në lokalin e tij janë hasur edhe 10 persona tjerë të cilëve iu janë përpiluar procesverbale dhe shqiptuar gjoba kurse ndaj personit juridik, pronarit të lokalit i është përpiluar  procesverbal dhe i është mbyllur lokali me vulë të komunës.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndryshe, hapja zyrtare e lokaleve pritet të bëhet nga e hëna, sipas udhëzimeve të MSH-së. /Indeksonline/