Pejani përfitoi 25 mijë € duke keqpërdor kartelat bankare të të tjerëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Pejë nga 9 janari deri më 22 të po atij muaji, ka keqpërdor kartelat e dy personave të tjerë.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar, dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare të dy viktimave meshkuj K/Shqiptar, me ç’rast nga xhirollogaritë bankare, viktimave iu janë tërhequr shuma të konsiderueshme të parave rreth 25.000€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Indeksonline/