75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Pejani tentoi të vidhte kutinë e bamirësisë me para të imta, policia e arreston

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, pasi në arkë, ku ndodhej edhe një kuti e bamirësisë me para të imta, tentoi ta vidhte.

“Pejë 04.01.2021-20:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai derisa ishte duke e kryer një pagesë tek arka ka tentuar që ta vidhte kutinë e bamirësisë në të cilën kishte pasur një sasi të parave të imëta. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/