08:39 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pejë: 10 persona nga personeli shëndetësor të prekur me koronavirus

Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës deri tani janë infektuar  me koronavirus katër mjek, pesë infermierë dhe 1një bioinxhinjer.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky spital përmes një njoftimi, transmeton IndeksOnline.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me Covid-19.

 Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Njoftimi:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar

me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione.

4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza.