Pejë: 194 gjoba ndaj ngasёsve tё motoçikletave brenda një muaji
Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore, njësisë së trafikut rajonal dhe njësisë për reagim të shpejtë, gjatë muajit maj ka realizuar plane operative me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e komunikacionit rrugor.
Sipas informatës nga data 01.05.2026 deri më 21.05.2026, policia ka shqiptuar gjithsej 194 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Kundërvajtjet më të shpeshta kanë qenë lidhur me
- Drejtimi i motoçikletës pa patentëshofer,
- Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim,
- Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse.
Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve, derisa ka theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion./Indeksonline/

