75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / MSH

Pejë: Arrestohen dy të dyshuar për prostitucion

Dy persona kanë përfunduar në pranga dje, pasi të njëjtit dyshohet se janë marrë me prostitucion.

Rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 18:00.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është mashkull, shtetas kosovar, ndërsa tjetra është femër, shtetase e Shqipërisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor.

Policia bën të ditur në raport se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin kujdestar, të dyshuarit janë liruar.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt.