Pejë: Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një viktimë

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, dje rreth orës 17:10, është njoftuar nga spitali në Pejё, se njё person dyshohet se është therur me thikë.
Policia iu përgjigj rastit, si nё vendin ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, ashtu edhe nё Spitalin e Pejёs.
“Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё stacionit policor nё Pejё. Ai pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim të policisë.