17:51 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pejë/Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për ‘Mashtrim’

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale: ‘Mashtrim’, i dënuar me katër (4) vite e dhjetë (10) muaj burg.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.Z. i lindur me 1965, m/k/sh, i cili është i dënuar me katër (4) vite e dhjetë (10) muaj burg.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.