75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Pejë, arrestohet personi i kërkuar për dy vepra penale

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ ishte i shpallur person i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

(Foto Ilustrim)