75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / MSH

Pejë, djali e shtynë babanë nga shkallët

Një konflikt verbal ka eskaluar në fizik mes një djali dhe babait të tij në Pejë.

I dyshuari raportohet të ketë shtyrë babanë, me ç’rast, i njëjti është rrëzuar shkallëve të shtëpisë.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e së dielës, teksa viktima e ka raportuar si rast në polici gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, por ka refuzuar të marrë tretman mjekësor./Indeksonline/