75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / k.v

Pejë: Dyshohet se zyrtarit të SHKK-së ia vodhi armën i vëllai

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës.

Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.

Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, e cila i ka nisur hetimet për këtë rast.

Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka në vëllain e tij, i cili  kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.

Ky i fundit po kërkohet nga policia.