75 Mall Live Search
09:01 / E Martë, 26 Prill 2022 / OSH

Pejë: Gruaja e gjen në mesnatë burrin e vdekur në korridor të shtëpisë

Një person dje ka humbur jetën në komunën e Pejë. I njëjti dyshohet se ka vdekur në mesnatë, 02:30.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gruaja e kishte gjetur viktimën të shtrirë në korridor të shpisë, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Pejë, 25.04.2022-02:30. Dëshmitarja, femër kosovare, ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”./IndeksOnline/