75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Pejë, gruaja me foshnjën tetë muajshe mbahen të mbyllura në dhomë

Njl grua, bashkë me foshnjën e saj tetë muajshe, janë mbajtur të mbyllura në një dhomë shtëpie.

Policia dje rreth orës 16:00 ka pranuar informaten mbi këtë rast dhe ka dalur në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj tek familja e saj.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.