12:33 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pejë, i gjenden tri qese me kokainë, armë dhe municion

Një të dyshuarit në Pejë i janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia tri qese me substansa narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.

Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e te dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të  njëjtës arme, 35 fishek te kalibrit 9×19 mm,  një  peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të  gatshme dhe një  telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  dërgohet ne mbajtje.