Pejë, i vjedhin veturën furrëtarit para lokalit ku punon

Në Pejë është raportuar për një vjedhje të veturës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Emrush Miftari”, ku një person ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij, para furrës së bukës ku ai punon.
“Rr. Emrush Miftari, Pejë 09.12.2020-04:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhë veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte pas të parkuar para furrës së bukës ku ai punon. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/