PEJË – KASTRATI shpërbleu klientët besnikë me lojën “Mbushe 15€ – FITO 15€”
Sot, në pikën e KASTRATI në Pejë, u zhvillua loja shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”, ku dhjetëra klientë morën pjesë duke përfituar voucher prej 15€ për derivate, si dhe duke u futur në short për çmime të tjera atraktive.
Moment kulmor i lojës shpërblyese ishte përzgjedhja e fituesit të Golden Voucher – kuponi i artë që i mundësoi një klienti me fat mbushjen e rezervuarit të veturës plotësisht falas nga KASTRATI.
Gjatë aktivitetit, klientët u shpërblyen me vouchera të menjëhershme për karburant, ndërsa njëkohësisht plotësuan kuponët për t’u bërë pjesë e garës për GOLF 8, çmimin kryesor të fushatës.
Loja u transmetua live nga ora 16:00 në emisionin RELOAD në TV Dukagjini, duke sjellë atmosferën dhe emocionin e shpërblimeve drejtpërdrejt tek publiku.
KASTRATI – Lider në cilësi. Lider në shpërblime.

