12:10 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pejë, Komuna ia mbyll lokalin, pronari ia heq shiritat

Një person është arrestuar në Pejë, pasi atij i ishte mbyllur lokali, nga Inspektorati komunal, ndërsa i kishte hequr shiritat e vendosur rreth lokalit të tij.

Personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit, është dërguar menjëherë në mbajtje

Fsh.Leshan, Pejë  10.12.2019, 09:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që ai i kishte hequr shiritat me të cilat ishin mbyllur  lokalit i tij nga inspektorët komunalë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.