75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 21 Maj 2026 / MSH1

Pejë: Ndalohet i dyshuari për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas një pune intensive hetimore, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë i dyshuari me inicialet A.B., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal.