75 Mall Live Search
20:44 / E Martë, 27 Prill 2021 / OSH

Pejë: Një vajzë hedhet nga kati i tretë i një hoteli, intervistohen 3 persona

Mbrëmjen e së hënës, pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga dritarja e katit të tretë të një hoteli në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se deri më tani janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit.

“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit dhe policia rajonale është duke e hetuar ende rastin. Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor””, ka thënë Gashi.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/