75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 25 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Pejë/ Pamje nga shtëpia ku vdiqën nënë e bir

Qyteti i Pejës po përballët me gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

IndeksOnline, mbrëmë raportojë se si pasojë e vërshimeve, dy persona kanë humbur jetën tragjikisht.

Policia e Kosovës, përmes komunikatave ka njoftuar se, si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejës, në lagjen “Asllan qeshme” njё fëmijë ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

Ndërsa, pas kërkimeve nga Policia, sot në orët e hershme të mëngjesit ёshtё gjetur personi i zhdukur femër(nëna e fëmijës), ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

IndeksOnline, ka siguruar pamje nga shtëpia, ku nënë e bir humbën jetën.