Pejë: Parkimi në vende të ndaluara, gjobiten edhe 2 zyrtarë policorë
Policia e Pejës do të konfiskojë të gjitha automjetet e parkuara në vendet e ndaluara në këtë qytet, pasi komuna ka arritur sot marrëveshjen me një kompani për kamionin tërheqës, shkruan IndeksOnline.
Një vendim i tillë filloi të gjente zbatueshmëri shumë shpejt ai, pasi hyri në fuqi dhe filloi të praktikohet në Pejë. Kështu që sot u gjetën disa vetura të parkuara në vende të cilat nuk ishin të lejuara për parkim.
IndeksOnline mëson se këtë vendim nuk e përfillin as vetë zyrtarët policorë, të cilët sot janë gjobitur për një vepër të tillë.
Për më tepër, policia ka sqaruar edhe gjithë procedurën pas vlerësimit të zyrtarit policor se është e nevojshme vendosja e bllokuesve ai të vendoset nga kompania në prezencën e një zyrtari policor.
Personi përgjegjës i kompanisë që e vendos bllokuesin, ai e vendos edhe një letër në xhamin e veturës në të cilin janë numrat e kompanisë të cilin numër kundërvajtësi e thërret kompaninë e pastaj personi përgjegjës i kompanisë vjen dhe e zhbllokon veturën pasi që kundërvajtësi i kryen obligimet (pagesat) ndaj kompanisë.
Gjatë zhbllokimit të veturës prezent duhet të jetë edhe zyrtari policor i cili i shqipton tiketën për kundërvajtje, pra edhe zhbllokimi i veturës bëhet në prezencën e zyrtarit policor.
Kundërvajtësit nuk i lirohet vetura derisa t’i kryejë obligimet (pagesat) ndaj kompanisë për tërheqje, kurse sa i përket pagesës së tiketës lëshuar nga policia procedurat dihen se çfarë janë.
Dëmtimi i bllokuesve nga kundërvajtësit, është vepër e dënueshme e cila kushton dhe duhet paguar kompanisë, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale në Pejë. /IndeksOnline/

