Pejë, policia konfiskon mbi 1000 paketime të barnave pa banderola
Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola.
Rreth këtij rasti është njoftuar edhe prokuroria. Rasti po vazhdon të mbetet nën hetime./Indeksonline/