75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Pejë: Rrah gruan – arrestohet

Policia në Pejë ka arrestuar një person për dhunë në familje. I dyshuari pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një fjalosje e kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, me të cilën kishin qenë duke banuar në të njëjtën shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.