Pejë , rrahën dy persona
Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, përcjellë Indeksonline.
Njëra nga ta, pasi ka pësuar lëndime trupore në shenjë revolte, ka dëmtuar veturën e të dyshuarit tjetër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e të dyshuarit tjetër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/