75 Mall Live Search
23:17 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / MSH

Pejë, vdes një i burgosur në Spitalin e qytetit

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit të SHKK-së, i njëjti është pranuar në qendrën e paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmurë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992”, thuhet në njoftim.

“I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar”.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”.