75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pejës po i shtohet gjinia e bukur, dje lindën vetëm vajza në këtë qytet

310 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit nga ky institucion thuhet se nga këta 32 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa brenda 24 orëve kanë lindur 4 foshnje, dhe të gjitha janë vajza. Analiza sakaq kanë kryer 255 pacientë që në total kanë kryer 3,774 analiza.

Ndërsa 9 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme./indeksonline/