75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / L K

Pejës pritet ti kthehet nami i dikurshëm futbollistik, krijohet FC Besa Peja

Sipërmarrës të njohur pejan, dashamirë të sportit, njerëz nga profile dhe profesione të ndryshme, janë bashkuar rreth nismës për themelimin e Klubit të ri futbollistik të Pejës, pasues i klubit të dikurshëm me nam, ‘KF ‘Besa’, ose thënë më mirë i traditës 100 vjeçare futbollistike të këtij qyteti të njohur të futbollit.

‘FC BESA PEJA” do të quhet Klubi i ri futbollistik i Pejës, i cili po themelohet këto ditë, në 100 vjetorin e futbollit pejan të regjistruar.

Këshilli inicues, me sot ka hedhur edhe hapin e parë të përbashkët, e që është komunikata me lajmin për themelim, ku edhe tregohet arsyeja dhe qëllimi.

‘Duke parë zhvillimet në futbollin Pejan, niveli i të cilit është më i dobëti në 100 vitëshin e fundit prejse është themeluar klubi i parë Pejan me 1923, ka lindur ideja e themelimit të një klubi të ri futbollistik në qytetin tonë. Qëllimi i kësaj iniciative është ngritja dhe avancimi i futbollit në qytetin tonë, duke angazhuar rininë tonë të shëndoshë dhe gjithë komunitetin Pejan për të ngjallur dhe rikthyer frymën sportive që ka munguar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” për një kohë të gjatë.’-thuhet mes tjerash në komunkatën e parë zyrtare të klubit.

Komunikata e plotë: