Pëlcet gypi i ujit, disa fshatra në Vushtri mbesin pa ujë të pijshëm

Fshatrat Nadakoc, Sfaraqak, Pestovë, Maxhunaj, Stanofc i Epërm dhe Stanofc i Ulët dhe Lumi i Madh kanë mbëtur pa ujë të pijshëm.
Kjo pasi që ka pëlcitur gypi furnizues në fshatin Pestovë.
Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, sanimi i dëmtimit të gypit pritet të përfundojë nesër.
Pas rregullimit, pritet që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet në fshatrat e prekur./Indeksonline/