21:58 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pëlcet gypi në Prishtinë, uji i pijshëm rrodhi mbi dhjetë orë

Për më shumë se dhjetë ora, uji i pijshëm ka marrë rrugët në rrugën “Muharrem Fejza”, duke krijuar baltë si pasojë që po u pamundëson banorëve të kalojnë në atë pjesë, krejt kjo si pasojë e një gypi që ka pëlcitur.

Një banor i ka thënë Indeksonline se ka dymbëdhjetë orë uji për pije po derdhët pa ndalë. Teksa sipas tij, në vend të ngjarjes ka dalë edhe nga Ujësjellësi “Prishtina”, por që të njëjtit sipas tij kanë thënë se janë janë të lodhur dhe nesër do të intervenojnë.

Se si uji po rrjedh mund ta shihni edhe përmes kësaj videoje./Indeksonline/